Qyteti i Shkupit ka planifikuar 4 milionë denarë për financimin e shoqatave dhe fondacioneve

Përmes Thirrjes publike për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve që kryejnë veprimtari me interes publik dhe që mbahen në territorin e Qytetit të Shkupit, planifikohet një buxhet prej 4 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet financiare janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2026, Programi i aktiviteteve të Qytetit të Shkupit për bashkëpunim me shoqata dhe fondacione në vitin 2026 në shumë prej 4.000.000,00 denarë”, raportoi Qyteti i Shkupit.

Mundësia për shfrytëzimin e kësaj mbështetjeje do të jetë deri më 7 prill.

Përmes kësaj mbështetje, pritet mbështetje për përdorimi ne transportit publik, biçikletave, ndërgjegjësimin e higjienës publike, kursimit dhe efikasitetit energjetik, përmirësimi i mjedisit jetësor dhe kujdesit shëndetësor. Në këtë buxhet planifikohen edhe ngjarje në kuadër të Programit “Shkupi 2028 – Kryeqyteti Evropian i Kulturës”.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen Publike kanë shoqatat dhe fondacionet që kryejnë veprimtari me interes publik dhe janë të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Shkup”, sqaroi Qytetit i Shkupit.