Qyteti i Shkupit i shpalli sportistët e vitit 2023, Alili i vetmi shqiptar

Sot qyteti i Shkupit ka shpallur sportistët e vitit për 2023, duke shpalosur dhjetëra emra nga kategori, mosha dhe disiplina të ndryshe. Në listën me dhjetëra emra, gjendet vetëm një shqiptar, Besir Alili, transmeton Portalb.mk.

“Kryetarja Danela Arsovska në ceremoninë e sotme, e ndau çmimin për sportistin më të mirë të Qytetit të Shkupit, Boban Ilioskit nga Klubi i Kik Boksit “Shampion”, i cili është kampion botëror në Kik-Boks në disiplinën lou kik në kategorinë deri 86 kilogram”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Lidhjen e Sporteve në Shkup ka përzgjedhur 10 sportistët më të mirë te seniorët, 10 sportistët me të mirë te të rinjtë, trenerin më të mirë, ekipin më të mirë dhe më të mirin në kategorinë me nevoja të veçanta.

Sportistët më të mirë te seniorët: Boban Ilioski, Meri Akievska, Igor Stefanovski, Dejan Georgievski, Ahmad Magomedov, Dario Ivanovski, Lin Gjorçevska, Andreas Trajkovski, Petar Zaborski dhe Petar Spasenovski. Të kategoria e më të mëdhenjve: Silvio Mirovski, Vitomir Trajkovski, Kalin Ivanovski, Stefan Stojanoviq, Besir Alili, Iva Bogdanovska, Georgina Bllazheska, Jovana Micovska, Ivan Galevski dhe Nikolla Gjuretarnoviq.

“Për ekipin më të mirë sportiv nga Shkupi u përzgjodh “Olimpiada speciale”, për trajner më të mirë Dejan Mitrovski, dhe për sportistin më të mirë të kategoria me nevoja të veçanta u përzgjodh Andrej Stojanovski”, raportoi Qyteti i Shkupit.