Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë shpenzuar 296 mijë MWh energji elektrike, u prodhua më shumë sesa u shpenzua

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor janë shpenzuar 296 651 MWh energji elektrike, shumica e së cilës është prodhuar përmes termocentraleve, transmeton Portalb.mk.

“Në qershor të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 296 651 МWh energji elektrike, 8.334 milion nm3 gaz natyror, 357 500 tonelata qymyr dhe 101 113 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 99.9 përqind e qymyrit të përdorur është për prodhimin e energjisë elektrike

Në Maqedoninë e Veriut në këtë periudhë janë prodhuar 333 640 MWh, apo më shumë është prodhuar sesa është konsumuar.

Në bazë të prodhimit, 51.5 përqind e energjisë elektrike u prodhua te termocentralet, 22 përqind te hidrocentralet, 13.5 përqind te panelet solare, 69 përqind te energjia industriale, 4.8 % te turbinat e erës dhe 1.3 përqind te centralet me biogaz.