Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për Çmimin “Goce Dellçev”

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë aplikime nga individët dhe grupet e autorëve në lidhje me Çmimin Shtetëror “Goce Dellçev”. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 13 shkurt, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin „Goce Dellçev“ jepet mirënjohje shoqërore për arritje veçanërisht të rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës me interes të vendit. Çmimi në vitin 2026 ndahet për arritje shkencore të publikuara në vitin 2025. Çmimi u ndahet individëve ose grupeve të autorëve nga vendi ose nga jashtë vendit”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Në këtë Konkurs nuk do të mund të aplikojnë publikimet e publikuara në revista me faktor ndikimi. Aplikimi mund të bëhet nga institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat ose edhe nga vetë qytetarët në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.