Qindra alpinistë u shpëtuan nga mali Everest në Tibet pasi u bllokuan nga një stuhi bore në lartësi prej 4.900 metrash

Qindra alpinistë janë shpëtuar pasi u bllokuan nga një stuhi dëbore në anën lindore të malit Everest në Tibet, raportuan mediat shtetërore kineze. Zona është goditur nga reshje dëbore dhe shiu jashtëzakonisht të dendur, transmeton Portalb.mk.

Dje, 350 persona kishin arritur në qytetin e vogël të Kwadang dhe ishte vënë në kontakt me më shumë se 200 alpinistët e mbetur. Ata ishin bllokuar në një lartësi prej më shumë se 4,900 metrash.

Një alpinist që zbriti më herët pasi dëgjoi se dëbora kishte bllokuar shtegun tha se dëbora në mal ishte një metër e thellë dhe kishte shkatërruar tenda.

Qindra njerëz ishin në Luginën e largët Karma, e cila të çon në anën lindore të Everestit, ndërsa Kina filloi një festë kombëtare tetëditore.

“Ishte shumë ftohtë dhe me lagështi në male dhe hipotermia ishte një rrezik i madh. Moti këtë vit nuk është normal. Një udhërrëfyes tha se nuk kishte hasur kurrë një mot të tillë në tetor. Dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha një pjesëmarrës në operacionin e shpëtimit.

Qindra fshatarë vendas dhe punonjës shpëtimi u vangazhuan për të pastruar borën që kishte bllokuar hyrjen në zonë. Raportet fillestare thanë se mbi 1,000 njerëz ishin të bllokuar.