Qeveria e RMV-së miratoi propozim-ligjin për pensionet që do të çojë në rritje lineare të pensioneve para zgjedhjeve
Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë vendimesh, ndër to edhe projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të cilat do të çojnë në një rritje të pensioneve, transmeton Portalb.mk..
Paraprakisht kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse edhe këtë vjeshtë mund të pritet një rritje lineare e pensioneve, si dhe cilat ndryshime ligjore duhet të miratohen, informoi se pret një rritje të tillë. Kjo është një kërkesë, tha ai, që iu bë Qeverisë nga pensionistët
“Po, unë kam paralajmëruar tashmë se presim një rritje lineare të pensioneve. Kjo është praktikisht ajo që pensionistët po kërkojnë nga Qeveria. Kjo përqindje, sipas ligjit, e cila duhet të rritet, duhet të shpërndahet linearisht tek të gjithë përfituesit e pensioneve. Ne e dëgjuam atë zë si Qeveri. Sot, në mbledhjen e Qeverisë, pritet që Propozim-Ligji të miratohet dhe menjëherë pas kësaj të dërgohet në Parlament. Pres që Parlamenti, para shpalljes së zgjedhjeve lokale, ta votojë atë pozitivish”, tha Mickoski.
Kujtojmë se me rritjen e fundit lineare të pensioneve në muajin shtator dhe prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj.
Rritja e pensioneve erdhi pasi Kuvendi i RMV-së me 12 shtator 2024 i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve.
Ndërkaq vitin e kaluar janë mbajtur shumë protesta nga pensionistët të cilët kërkonin rritje të pensioneve.