Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për 30 ditët e ardhshme

U shpall gjendje e krizës 30-ditore në Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut i vlerësoi serioze kërcënimet që vijnë nga zjarret aktive në vend, transmeton Portalb.mk.

“Vendim për gjendje krize për shkak zjarrit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Si rezultat i valës së të nxehtit dhe gjendjes me zjarret, Qeveria mori disa vendime”, njoftoi Qeveria.

Në këtë periudhë, Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhojë punonjës të policisë që do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve. Në gjendje gatishmërie duhet të jenë edhe punonjësit shëndetësor. Në bazë të nevojës, Ministria e Financave duhet të sigurojë mjete shtesë financiare në këtë drejtim.

Qeveria ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave dhe Ndërmarrja Publike “Pyjet shtetërore” që të vlerësojnë nëse është nevoja që të ndërpritet qarkullimi i njerëzve nëpër disa pyje.

Në këtë seancë u vlerësua nevoja që Qeveria të propozojë deri te Presidenti angazhimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së në menaxhimi ne gjendjes së krizës.

Ndryshe, Qendra për Menaxhim me Kriza kishte raportuar se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe 5 prej tyre ishin aktive edhe në mëngjes. Në përgjithësi, sipas situatave emergjente, forcat e angazhuara zjarrfikëse, të punësuara nga kompanitë publike, si dhe nga shoqatat dhe vendasit, kishin kontroll të pjesshëm ndaj zjarreve të mëdha në natyrë. Jetët e njerëzve nuk u kërcënuan.

Në thirrjen telefonike 112 janë bërë 843 thirrje urgjente në QMK, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet “reale” (3,47%) dhe ato të emërtuara si “telefonata jo emergjente” (43%). Të gjithë ata i janë nënshtruar pritjes, përpunimit në QMK dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (SMK).