Qeveria e emëroi Zoran Trifunovskin u.d drejtor të NP “Hekurudhat e RMV – Shkup”

Qeveria në seancën e mbrëmshme, emëroi Zoran Trifunovskin për ushtrues të ri detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV – Shkup”, transmeton Portalb.mk.

Trifunovski zëvendëson drejtorin e deritanishëm Hari Lokvenec, i cili më herët gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Siç tha ai për MIA-n, dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale.

“Qeveria vendosi që t’i rekomandojë Bordit të Drejtorëve të NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV – Shkup” që me kërkesë të tij ta lirojë Hari Lokvenecin nga posti i drejtorit”, thuhet në vendimin e Qeverisë që u soll në mbledhjen e djeshme.

Hari Lokvenets ishte drejtor i kësaj ndërmarrjeje publike që nga nëntori i vitit 2020.