Dha dorëheqje drejtori i “Hekurudhave – infrastruktura” në Maqedoninë e Veriut

Prej nëntorit të vitit 2020 ishte drejtor i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – infrastruktura”, por Hari Lokvenec dha dorëheqje nga ky funksion, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Raportohet që dorëheqja e tij vjen për arsye personale.

Dorëheqja e tij nga Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – infrastruktura” erdhi sot.

Ndryshe, në tremujorin e parë transportin hekurudhor e kanë shfrytëzuar 102 mijë qytetarë, ndërsa ky numër është rritur për 66.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërkohë rritje është regjistruar edhe te format tjera të transportit, por jo sa te ai hekurudhor.

“Në tremujorin e parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është ulur me 14.4 %, në transportin hekurudhor është ulur me 40.8 %, ndërsa në transportin ajror është ulur me 8.1 %”, theksoi Enti Shtetëror i Statistikave.