Qëndrim Rijani, fitues i pesëmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split
Regjisori i mirënjohur nga publiku Qëndrim Rijani, fitues i pesëmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari”, premiera e së cilës do të jepet nga Ansambli i Dramës Split në Festivalin e 71-të Veror të Splitit, shkruan Portalb.mk.
Teatri Kombëtar i Splitit dhe Festivali “Vera e Splitit” i kanë besuar regjisorit Qëndrim Rijani shfaqjen më të rëndësishme të vitit në Kroaci. Shfaqja Juli Cezari, e cila do të jepet në Pallatin e Dioklecianit, mbyll edicionin e 71-të të verës së Splitit.
Rijani ka drejtuar tre dokumentarë, një opera dhe njëzet e shtatë produksione teatrale profesionale në teatro të ndryshme si në vend dhe më gjerë.
Ai ka fituar gjithsej shtatëdhjetë çmime për këto shfaqje. Ai është vlerësuar me katërmbëdhjetë çmime regjisoriale, duke përfshirë çmimet “Regjisori i Vitit” në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Çmimin e Shfaqjes së Vitit (Kosovë), Çmimin Vojdan Černodrinski për Regjinë më të Mirë, Çmimin Moisiu për Regjinë më të Mirë dhe Shfaqjen më të Mirë. Ai është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Artisti i Vitit” nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qendrim Rijani do të drejtojë premierën dramatike të Jul Cezarit për herë të parë në Split, e cila do të shfaqet premierë më 8 gusht 2025 në skenën e re në Portën e Argjendtë.