Qendra “Bashkarisht mundemi” nga Gostivari me poezi shënon Ditën Botërore të Poezisë dhe Ditën Botërore të Sindromës Down

Qendra “Bashkarisht mundemi” nga Gostivari e ka shënuar Ditën Botërore të Poezisë dhe Ditën Botërore të Sindromës Down duke lexuar poezi nga pjesëtarët e saj me këtë sindromë, njofton Portalb.mk.

E gjithë kjo bëhet me qëllimin që të festojmë të gjithë së bashku normalisht çdo gëzim brenda çdo dite. Pikërisht kjo na bën të veçantë, fakti që jemi ndryshe.

Poezia në vijim nga Xhemazije Rizvani:

“Edhe ti je si unë,
Ëndërron si unë,
Shpreson si unë,
Qan e qesh njëlloj si unë,
Vetëm nuk ke një kromozom më shumë,
Nuk mund të duash sa unë.”