Qarkullimi industrial në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje në disa sektorë

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar për 3.6 përqind rritje e qarkullimit industrial në katër muajt e parë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi në industri, totali, në prill të vitit 2025, krahasuar me prillin e vitit 2024 është rritur për 6.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që në tregun vendos ka pasur ulje për 1.7 përqind, ndërsa ai i huaj ka pasur rritje për 7.2 përqind.

Në prill, krahasuar me marsin, ka pasur ulje të qarkullimit industrial për 7.9 përqind.

“Indeksi i qarkullimit në industri, totali gjatë muajit prill të vitit 2025, krahasuar me periudhë e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.0%, Prodhimet kapitale për 11.6%, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.3% dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0.5%”, raportoi Enti.