Putin paralajmëroi SHBA-në
Nëse Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit do të shkatërroheshin, raporton ABC. Kjo ka qenë deklarata e fortë e presidentit rus Vladimir Putin, pak para takimit të Donald Trump me Volodymyr Zelensky.
Kreu i Kremlinit tha gjithashtu se personeli ushtarak amerikan do të duhet të përfshihet drejtpërdrejt në përdorimin e raketave dhe ky veprim do të shkaktonte një fazë krejtësisht të re të përshkallëzimit.
Raketat Tomahawk kanë qenë një kërkesë e hershme e Kievit, me qëllim për të goditur objektivat brenda Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të premte me përfaqësues të Kompanisë Amerikane Raytheon, kompani kjo e cila prodhon raketat Patriot dhe Tomahawk.
Këto me rreze të gjatë veprimi deri në 2500 kilometra që mund të godasin thellë brenda Rusisë dhe të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet.
Mbrëmjen e kësaj të premteje do të zbulohet nëse Uashingtoni do t’i japë Ukrainës raketat aq shumë të kërkuara, por sipas një ish oficeri të marinës amerikane që foli për BBC, kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti Amerikan Donald Trump me kërkesë të Moskës, mbajti një bisedë telefonike me Presidentin Rus Vladimir Putin, për të cilin tha se do ta takoj sërish në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë brenda dy javëve të ardhshme.
Kryeministri Hungarez Viktor Orban i cili konfirmoi se vendi i tij ka nisur përgatitjet për samitin Trump – Putin në Budapest. Dhe theksoi se presidenti rus nuk do të arrestohet nëse shkel në vendin e tij. Hungaria ka detyrim ligjor ta arrestojë Putin, pasi për të ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nga e cila Budapesti do të dalë zyrtarisht në qershor të vitit të ardhshëm. Megjithatë Orban dhe Putin kanë qenë aleatë këto vite dhe presidenti rus nuk do të arrestohet.
Moska nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj maksimaliste për marrjen e 4 rajoneve lindore të Ukrainës ndërsa trupat e saj vijojnë avancimin në frontin e betejës. Bashkimi Evropian dhe Ukraina e kane bere te qarte se nuk mund të këtë marrëveshje paqeje mes Moskes dhe Kievit nëse kjo marrëveshje do te cenonte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit Ukrainas. Nga ana tjetër, qëndrimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ka ndryshuar disa herë përgjatë këtij viti me Trump që thotë se për të shkuar drejt Paqes të dyja palët duhet te bëjnë lëshimet e tyre.