Pse nuk po çlirohet arti dhe artisti nga politika?
Koment nga gazetarja e kulturës Xhemazije Rizvani
E thjesht. Sepse udhëheqësin e institucioneve nuk e zgjedhin artistët me vullnet të lirë, por ua sjellë politika.
Artistët nuk e di arsyen pse, po shpesh ankohen privatisht në tavolina se si u kërkohen pazare e dallavere në ndarjen e buxheteve të Ministrisë së Kulturës dhe kur vjen puna ca gjëra t’i artikulojnë ku duhet, kanë frikë hakmarrjen se do të sabotohen duke u mos u ndarë mjete buxhetore, sikur ato mjete të ishin para nga xhepi personal i atyre zyrtarëve.
Skema e korrupsionit në institucionet e kulturës ka funksionuar për vite me radhë dhe këto skema zakonisht ngriten nga individë të caktuar të aftë për të përfituar shumë duke ju dhënë pak të tjerëve.10 për mua e një për ty.
Kështu kur njerëz të pakulturuar emëron të menaxhojnë me kulturën. Dhe kur nis i thua ca të vërteta të thonë kujdes se kështu përfitojnë pala tjetër. Pala tjetër përfitojnë në momentin që ti “pazarxhive” u jep të drejtën të të turpërojnë me përfaqësim joadekuat.
Te ne s’ ka probleme, ka veç politikë matanë çdo problemi. Hesht se kënaqëm armikun, e këndej kënaqi “miqtë”!
Nderi i artistit do të vihen në vend kur secili të fillojë të shoh si artist e jo si dikush që vjen nga getoja.
Shoqatat kulturore, shtëpitë botuese, institucionet kulturore, galeri, teatro, shtëpi kulture, koloni dhe individë që kanë konkurruar me projekte le që nuk flasin për trashjen e problemit, por e luajnë vallen e tyre duke bërë juritë dhe komisionet bashkë me palët nevojtare t’i shërbejnë skemës së korrupsionit dhe ndarjes së mjeteve me strategjinë e njohur “me lista” kush kalon, për kënd sa, për mua sa?!
Epo kështu nuk shkon. Edhe “art” edhe “dallavere” nuk bën.
Janë disa mënyra si vritet arti dhe artisti:
- Artistit i kërkon të përfshihet në mitmarrje dhe korrupsion.
- I jep projekt veç as tij që është “me ne” në sajë të marrëveshjes sipër.
- Nuk je “me ne” nuk kalon.
Nuk janë në rregull favorizimet partiake, “i joni është”.
Ai elektorat që është i shumtë dhe nuk hyjnë te militantët dhe fansat e zjarrtë që mbajnë partinë dhe kryetarin në “fb”, ai i kujt është?! Kulturën e kujt përfaqëson?
Kulaçi a veç në sofrën e ngushtë ndahet, e trohet për të tjerët.
Atëherë vae soli! Kemi mbaruar si shoqëri dhe mjerë arti e artistët që ndërron ngjyrat sa herë ndërron partia.