Prokurorët e RMV-së dhe ata të Kosovës u takuan për avancimin e bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, kryeprokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, dhe prokurorja publike e Prokurorisë së Përgjithshme e NKOK, Marija Gjorgeva, ndodhen sot në Prishtinë, Republikën e Kosovës, ku u takuan me kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi dhe Prokurorin Special Publik Blerim Isufaj, transmeton Portalb.mk.
“Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh midis prokurorive të Maqedonisë dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si dhe kundër krimeve të tjera. Prokurorët publikë diskutuan gjithashtu për intensifikimin e kanaleve për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale midis dy vendeve”, thonë nga Prokuroria.