Problemi teknik e ndaloi fluturimin e Trump drejt Zvicrës

Avioni presidencial amerikan, në të cilin ndodhej presidenti Donald Trump, u detyrua të kthehej në Bazën e Përbashkët Andrews të martën në mbrëmje, pak pas ngritjes, transmeton Portalb.mk.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ekuipazhi konstatoi një “problem të vogël elektrik” menjëherë pas ngritjes në orën 22:20, ndaj vendosi kthimin e avionit për arsye sigurie.

Trump ishte nisur drejt Davosit, në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Avioni u ul sërish në bazën Andrews në orën 23:07.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit, tha se presidenti pritet ta vazhdojë udhëtimin me një avion tjetër.

Gazetarët në bord raportuan se dritat në kabinën e shtypit u fikën për pak çaste pas ngritjes.