Premiera “Dredhit’ e Patukut’ nga nikoqirët do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë do të fillojë më 10 shtator dhe do të hapet me permierën e shfaqjes “Dredhit’ e Patukut” nga aktorët e Teatrit të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Komedia “Dredhit’ e Patukut” e autorit Gjergj Fishta do të vijë në skenë nga regjisori Kushtrim Bekteshi.

Në role: Arsim Fazlia – Patuku, Arsim Kaleci – Tukja, Elmir Sejfullai – Gjoka, Ermal Çanga – Leci, Arta Zejneli – Lini, Blerim Ismani – Ltini, Sami Mustafa – Nushi, Abdulla Osmani – Keli dhe Sheqerie Ilazi –Narratori dhe Tuti.

Për skenografinë u përkujdes Betim Zeqiri, kostumografe Emira Ymeri, kompozitore Teuta Halimi Selmani, asistent regjisor Agim Abdulla, piktor Bilagip Koçishte-Bige, teksti i narratorit Kushtrim Bekteshi dhe konsulent i gegërishtes Enrik Shabani.

“Dredharaku Patuk, me dinakëri dhe mashtrime të ndryshme arrin që të zhvasë para nga dy baballarët e pasur e koprracë, me qëllim që t’ju ndihmojë dy fëmijëve të tyre të shthurur për t’i shlyer borxhet, në të cilat kanë hyrë gjatë mungesës së baballarëve në shtëpi”, thuhet në përshkrimin e shfaqjes nga ana e Teatrit të Tetovës.

Festivali këtë vit do të zgjasë deri më 14 shtator, ndërsa programi i plotë do të publikohet ditëve në vijim.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë. Foto: Teatri i Tetovës
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë. Foto: Teatri i Tetovës