Prej tre pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, vetëm një ka mbetur

Prej tre policëve që i ka pasur Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, këtë vit ka ngelur vetëm një, pasi dy të tjerët i plotësojnë kushtet për pensione, por ndërkohë përsëri janë angazhuar për shkak numrit të madh të zjarreve, informoi Qendra për menaxhim me kriza, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i Qendrës, Stojançe Angeloc, dhe ministri për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, sot e kanë vizituar pjesën e aeroportit të Shkupit, ku janë të vendosura aeroplanët kundërzjarr “Er traktor” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Ata u takuan me personelin dhe pilotët e Drejtorisë dhe i kanë falënderuar për guximin dhe vetëmohimin për aktivizimin e tyre të vazhdueshëm për menaxhimin me zjarret.

Toshkovski ka shprehur keqardhjen për kushtet e punëtorëve, rrogat e ulëta si dhe mungesën e kuadrit. Ai premtoi reforma në sistemin e menaxhimit të krizave.

Angelov dhe Toshkovski u takuan edhe me ekipin e Qipros dhe Gjermanisë, të cilët përmes Mekanizmit për mbrotjje civile në BE, kanë marrë pjesë në shuarje e zjarreve.

Helikopteri Bel 412 nga Njësia e helikopterëve te Njësia speciale antiterroriste -Tigrat, sot ka marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Jasen.

Ndryshe, sot (9 gusht) dhe dje (8 gusht) janë ngritur dy kallëzime penale për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”, i dënueshëm sipas nenit 227 paragrafi 5 të Kodit Penal.

Në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre të përmasave të mëdha, njoftoi Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK). Dy zjarre janë aktive gjatë ditës së sotme (9 gusht), ndërsa shtatë janë nën kontroll.