Jetmir Asani në OpenMic: Shteti nuk e ka mbështetur Çarshinë e Vjetër, as esnafët dhe as zejtarët
Në episodin e dymbëdhjetë të OpenMic në Portalb.mk flasim me zejtarin e ri nga Çarshia e Shkupit Jetmir Asani.
Me atë biseduam për profesionin e zejtarisë, të rinjtë në këtë profesion, sfidat, dallimet midis gjeneratave në këtë drejtim, mbështetjen e shtetit ndaj këtij profesioni, Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe shumë të tjera
Ai tregoi se me këtë profesion ka filluar të merret që në moshë të vogël pasi të njëjtën e ka trashëguar nga prindi i tij.
“Nuk e kam zgjedhur unë të merrem me këtë zanat, por që prej moshës së re, traditë familjare dhe një pjesë të ditës duhej të shkosh në shkollë, mandej dikush dilte jashtë të luante në mëhallë, dikush duhej të shkonte në çarshi të mësonte zanatin, ndoshta në atë kohë për mua si një fëmijë i klasës së tretë-katërt ka qenë e vështirë, sepse duhej me dalë me luajt, mirëpo sot ja di vlerën shumë asaj”, tha Asani.
Ai foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen zejtarët në Çarshinë e Shkupit.
“Shteti si shtet nuk e ka mbështetur Çarshinë e Vjetër, as esnafët, as zejtarët, kur nuk e ke mbështetjen e shtetit, subvencionimet, sendet…”, tha Asani.
Ndër të tjera ai tha se interesi i të rinjve për tu marrë me zejtari nuk mund të thuhet se ka humbur.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.