Prej sot deri nesër do të ketë kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizon komunikacionin nëpër disa rrugë të Shkupit për shkak se sot dhe nesër do të ketë aktivitete në disa pjesë të bulevardeve, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së mitingut, duke filluar nga sot (03.04.2024) deri më nesër (04.04.2024), përkatësisht deri në përfundimin e mitingut”, sqaroi Policia.

Kufizimet do të prekin bulevardin “Ilinden” dhe “Klimenti i Ohrit”, duke përfshirë urën Gocën Dellçev, ndërsa sipas nevojave edhe rrugë tjera të qendrës.