Policia zbuloi plantacion ilegal me kanabis në RMV, u arrestuan dhe persona dhe u konfiskuan 680 kilogramë bimë

SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë kundër Z. M. (34) dhe A. T. G. (30), të dy nga Komuna e Novo Sellës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe nxjerrjes së paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, transmeton Portalb.mk.

Të dyshuarit, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas marrëveshjes paraprake, në një pjesë të fshehur të një parcele në vendin e quajtur “Matnik”, në territorin e fshatit Sekirnik, kanë përgatitur tokën, kanë mbjellë dhe kultivuar bimë kanabisi. Gjatë bisedës zyrtare, ata kanë pranuar se në maj të vitit 2026 kanë siguruar farat, kanë përgatitur tokën dhe kanë kultivuar bimët për prodhimin e marihuanës.

Policët e SPB Strumicë, duke vepruar me urdhër gjykate dhe me mbështetje teknike nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje, kanë zbatuar masa të posaçme hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova të forta për lidhjen e tyre me plantacionin.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa bimë me lartësi të ndryshme, me peshë të përgjithshme prej rreth 680 kilogramësh.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal, Z. M. dhe A. T. G. janë dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Strumicës.