Policia me njoftim për shtetasit që duan të pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri

Ministria e Brendshme njofton të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të pajisen me Leje Qëndrimi në Shqipëri, se pajisja dhe rinovimi i tyre do të bëhet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike, që shkarkohen në e-Albania, raporton EN.

Kërkesat për pajisje me Leje Qëndrimi kanë dalë përtej parashikimeve, megjithatë MB ka zgjedhur t’u japë zgjidhje të gjithë shtetasve të huaj në këtë mënyrë, duke akomoduar çdo kërkesë apo aplikim, thuhet në njoftim.

Ndërkohë po punohet intensivisht për rritjen e kapaciteteve në mënyrë që shtetasit e huaj, të pajisen sa më shpejt edhe me kartat e Lejeve të Qëndrimit.