PlayStation 6 do të jetë konsola më e fuqishme e gjeneratës së saj

Sony ka planifikuar ta bëjë PlayStation 6 konsolën më të fuqishme të gjeneratës së saj. Një video e publikuar nga RedGaming Tech këtë javë, ofroi disa përditësime jo vetëm për konsolën e gjeneratës së ardhshme, por edhe për PlayStation 5 Pro, transmeton PCWorld Albanian.

Rifreskimi i mesit të gjeneratës edhe pse nuk është konfirmuar ende nga Sony, mjetet për zhvilluesit kanë filluar të dërgohen duke sinjalizuar një debutim të afërt.

Sa i takon PlayStation 6, ky sistem ka qenë në punim që prej një viti ndërsa specifikat si procesori dhe RAM ende nuk janë finalizuar. Sony është në bisedime me studiot e zhvillimit për përmirësimin e më tejshëm të sistemit i cili do të fuqizohet nga teknologjia AMD.

Sipas RedGaming Tech, Sony konsideron AMD si furnizuesin e vetëm të PlayStation 6. Mund të konsiderohet një risi duke qenë se Sony ka mbajtur bisedime me kompani të ndryshme përfshirë Nvidia për PlayStation 5 përpara se të zgjidhte AMD.

Edhe pse specifikat nuk janë vendosur ende, Sony synon ta bëjë PlayStation 6 konsolën më të fuqishme të gjeneratës së saj ndërsa debutimit nuk do të ndodhë përpara 2028.