Plani i madh, Bashkimi Evropian në 2030-shin me 37 vende, në dokument përmendet edhe Ballkani Perëndimor
Dymbëdhjetë ekspertë të pavarur nga Gjermania dhe Franca, kanë publikuar të martën një Raport të detajuar në atë se si ata e konsiderojnë zgjerimin dhe forcimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht Evropës.
Dokumenti në fjalë që fillimisht u paraqit pranë Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, që u mblodh në Bruksel, u quajt si plan “fort i rëndësishëm”, raporton Klan Kosova.
Ministrja gjermane për Evropën, Anna Luhrman, foli për planin e ekspertëve gjermano-francez, që sipas saj u kërkua ta përpilohej nga vetë ajo dhe homologia e saj franceze, Laurence Bonne.
Raporti thotë se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerim deri më 2030.
Blloku që aktualisht ka 27 anëtar, sipas ekspertëve gjermano-francezë, pas shtatë vitesh mund të jetë gati që t’i ketë deri në 37 vende anëtare.
Në dokument përmendet Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, bashkë me Ukrainën e Moldavinë. Në këtë kontekst thuhet se jo të gjitha vendet anëtare aktuale e shohin zgjerimin si politikë gjeostrategjike.
Prandaj një nga konkluzionet e Grupit të Punues të Pavarur është që duhet të ndodhin reforma të thella në Institucionet Udhëheqëse të BE-së.
Njëjtë është edhe jetësimi i votimit me shumicën e kualifikuar, gjë të cilën Berlini e Parisi zyrtar e kanë propozuar muaj më parë.
Rekomandimi për këtë pikë thotë se para zgjerimit të ri, të gjitha politikat e mbetura vendimmarrëse duhet të transferohen nga votimi me votë unanime në votim të shumicës së kualifikuar.