Petrovska – Ristuça: Siguria rajonale është imperativ, KFOR-i është në Kosovë të mundësojë siguri për qytetarët

Siguria rajonale, nevoja për shtensionim të situatës në Kosovë dhe dialog të sinqetë për të gjitha çështjet e hapura, si dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut ndaj ruajtjes së stabilitetit të Ballkanit, ishin temat në të cilat ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska bisedoi sot në ministri me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjeneralin e lartë, Anxhelo Mikele Ristuça, transmeton Portalb.mk.

Petrovska theksoi se, në kohë të sigurisë së cenuar të kontinentit, Ballkani Perëndimor duhet të mbetet i sigurtë dhe stabil.

“Rajoni i duhet paqja, siguria dhe demokracia. Që të flasim për përparim ekonomik, duhet të kemi paqe dhe siguri. Kjo është ajo që e premtojmë në fushatat politike dhe kjo është ajo që duhet ta realizojmë. Çdo vendim arbitrar është në dëm të qytetarëve dhe dëmton ardhmërinë e shtetit, por edhe të rajonit. Tani nuk është koha për brengosje për rejtingjet personale, por brengosje për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve në shtetet ku jetojmë. Për këtë, duhet të bëjmë thirrje qartë për lidership, për dialog mes dy palëve dhe për guxim në mundësimin e ardhmërisë më të mirë për gjithë rajonin”, tha ministrja.

Gjenerali Ristuça, në kontekst të gjendjes së sigurisë në Kosovë, porositi se nevojitet që të dyja paët të ndërmarrin përgjegjësi të plotë dhe të parandalojnë eskalim të mëtejmë. Komandanti i KFOR-it falënderoi për kontributin e Maqedonisë në këtë mision për të cilin tha se, është dëshmi për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj sigurisë rajonale.

Maqedonia e Veriut kontribuon në KFOR me 65 pjesëtarë të armatës edhe atë në kuadër të komandës rajonale të KFOR-it – Perëndim në Pejë.