Petkovska: Ka paralajmërime për dorëheqje të reja në Këshilin Gjyqësor

Ka paralajmërime për dorëheqje të reja në Këshillin Gjyqësor pas tërheqjes së gjykatësve Mirjana Radevska – Stefkova nga Gjykata Supreme dhe Zoran Gerasimovski nga Gjykata e Apelit, tha Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në emisionin “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk.

Ajo vlerëson se, ajo është mënyra e vetme që gjyqësori në tërësi të dalë nga situata në të cilën ndodhet.

“Është e dukshme se edhe vet gjykatësit, sipas hulumitmit të fundit të publikuar, thonë se nuk kanë besim në Këshillin Gjyqësor, përkatësisht tre nga katër gjykatës vlerësojnë se, zgjedhja dhe shkarkimi i gjykatësve nuk është në përputhje me ligjin. Duke pasur parasysh se ky hulumtim është nga viti 2022, mund vetëm të supozojmë se si do të ishin rezultatet nëse hulumtimi do të ishte bërë tani, pas gjitha zhvillimeve që i patëm në Këshillin Gjyqësor. Ne edhe më tej do të bëjmë presion në drejtim të asaj se të  gjithë anëtarët në Këshillin Gjyqësor duhet të japin dorëheqje dhe njëkohësisht të zgjedhen anëtarë të rinj të Këshillit, që do të kenë integritet dhe do të investojnë përpjekje që ta kthejnë besimin në Këshilin Gjyqësor – para së gjtihash nga gjykatësit, por edhe nga qytetarët, sepse nëse gjykatësit nuk kanë besim në Këshillin Gjyqësor, si të kemi besim ne qytetarët e thjeshtë”, tha Petkovska.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, tha ajo, mbetet në qëndrimin se, përbërja aktuale e Këshillit Gjyqësor është joegjitim dhe nuk ka legjitimitet të mbrojë pavarësinë gjyqësore.

“Këtu janë edhe njëzet organizata të tjera joqeveritare që janë pjesë e platformës për luftë kundër korrupsionit dhe grupi Blueprint për reforma në gjyqësor, të cilët janë në qëndrimin e njejtë se, të gjithë anëtarët duhet të japin dorëheqje kolektive. E përshëndesim atë që dy anëtarë dhanë dorëheqje dhe shpresojmë se, ajo do të vazhdojë më tej, përkatësisht edhe anëtarët e tjerë do të japin dorëheqje si anëtarë të Këshillit Gjyqësor”, tha Petkovska.

Kujtojmë se, muajt e fundit Këshilli Gjyqësor është përballur në vazhdimësi me situata të pakëndshme. Fillimisht, në mënyrë kontroverse u shkarkua, tani më ish, kryetarja Vesna Dameva me vetëm shtatë vota pro. Pas kësaj, Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri.

Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.

Megjithatë, para kësaj, këshilli mbajti dy seanca të fshehta – në orën 13:30 dhe në orën 14:00. Në të parën votoi tërheqjen e vendimit fillestar për shkarkimin e Damevës. Më pas, i dyti me nëntë vota ka votuar mosbesimin dhe e ka shkarkuar. Vendimet për mbajtjen e seancave të mbyllura nga Këshilli Gjyqësor u arsyetuan me një dispozitë të ligjit që parashikon se publiku mund të përjashtohet për të mbrojtur reputacionin dhe integritetin e gjyqtarit ose kandidatit për gjyqtar. Mirëpo në dy seancat me dyer të mbyllura nuk është diskutuar fare për gjyqtar apo kandidat për gjyqtar.

Më 08 qershor, gjykatëset Mirjana Radevska-Stefkova nga Gjykata Supreme dhe gjykatësi i Apelit, Zoran Gerasimovski dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, në një kohë kur organizatat joqeveritare kërkuan që Këshilli Gjyqësor të vetëshpërndahet sepse cenon besimin në drejtësi me debatet e përditshme dhe mënyrën e vendimmarrjes.