Peskov: Putini nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin e G20-ës

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin e Grupit të Njëzet vendeve (G20) në Afrikën e Jugut, tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov për mediat, transmeton Euronews.

“Putini nuk do të marrë pjesë personalisht, por Rusia, siç e kemi thënë, do të përfaqësohet në një nivel të denjë. Do t’ju informojmë me kohë se kush do të shkojë atje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke komentuar pjesëmarrjen e Rusisë në samitin e G20 në Afrikën e Jugut.

Samiti i G20 do të zhvillohet në Johanesburg më 22-23 nëntor. Pas përfundimit të tij, presidenca e G20 do të kalojë nga Afrika e Jugut te Shtetet e Bashkuara.