Pesë filmat e suksesshëm vendor që i ka përkrahur Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut

Portalb.mk ju sjell pesë filmat të cilat kanë qenë më të përfolurit në pesëvjeçarin e fundit si për tematikën, realizimin po ashtu edhe për lojën dhe aktorët pjesëmarrës dhe që i ka përkrahur Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, disa prej tyre janë bashkëprodhime me agjencitë e filmit Kosovë, Shqipëri. Vlen të theksohet se janë filma që kanë pasur sukses në festivale të ndryshme edhe kanë rrëmbyer dhe çmime.  Sigurisht, mund të ketë dhe më shumë filma që mund të konsiderohen të suksesshëm dhe që ju mund të na i sugjeroni t’i marrim në shqyrtim në shkrimet e ardhshme. Tani për tani, ia vlen që t’i kërkoni dhe t’i shihni këta filma.

Afishe filmi
Afishe filmi

”Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”- Trileri 

Regjia: Kushtrim Bekteshi

Filmi është i zhanrit komedi ku është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafene. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit. Në shkollë mbizotëron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë. Në fund gratë çohen në kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.

 

Afishe filmi
Afishe filmi

”I fshehur”- Trileri 

Me skenar dhe regji të Arsim Fazlisë, ndërsa producente e këtij filmi është Drita Fazlija.

Filmi “I FSHEHUR” është dramë e bazuar në një histori të vërtetë, ku një çift i sapomartuar përballet me një problem që shkenca e përshkruan si fenomen parapsikologjik, por tek njerëzit fetarë njihet si pushtim i djallit.

Luajnë:

Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Bajrush Mjaku, Ilire Vinca, Adrijan Aziri, Teuta Ajdini, Muzafer Etemi, etj.

 

Afishe filmi
Afishe filmi

“Biznesi i kënaqësisë”- Trileri 

Me skenar dhe regji të Goce Cvetanovski, producent Driton Ramadanit, produksion nga “Makedonska Krepost”, me drejtor të fotografisë Fejmi Daut, filmi “Dita e Gruas”.

Në rolet kryesor të këtij filmi luajnë aktorët: Sladjana Vujosevic, Musa Isufi, dhe Ismail Kasumi. Kurse në rolet tjera janë: Avni Dalipi, Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Egzona Salihu, Katerina Kocevska, Eleni Dekidis e të tjerë.

“Biznesi i kënaqësisë” është një triler që trajton temën e trafikimit të grave. Filmi paraprakisht ishte promovuar në publikun vendor me titullin punues “Dita e Gruas”, ndërsa pas pjesëmarrjes në “American Film Market” në Los Angeles dhe marrëveshjes për distribuim me kompaninë amerikane “Prince Films”, filmi mori emrin e ri. Filmi “Dita e Gruas” është xhiruar në Shkup dhe në Kumanovë. Në anën tjetër, ky film është realizuar me përfshirjen e tri gjuhëve: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

 

Afishe filmi
Afishe filmi

”I treturi”- Trileri 

Filmi ” I Treturi” nga regjisori Arben Thaçi që është inspiruar nga romani i Poetit Abdylazis Islami “Të treturit nga Projona”

Në film luajnë emra të njohur nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Refet Abazi, Kejdi Ademi, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Adem Karaga, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Neritan Liçaj e shumë aktorë të tjerë.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore.

“I treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit

Drejtor fotografie është Vlatko Samoilovski, Bilgaip Koçishta në funksion të skenografit, kostumet janë dizajnuar dhe përgatitur nga Albulena Borovci dhe muzika është komponuar nga Trimor Dhomi.

 

Afishe filmi
Afishe filmi

Kthimi- Triler 

Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.

Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare

Në kastën e autorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Mutbajdin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë.