Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të drejtën e shtetësisë përmes lindjes
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat ligjor dhe politik rreth kompetencave të pushtetit ekzekutiv dhe Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për këdo që lind në tokën amerikane. Ky rregull ka qenë shumë i rëndësishëm për të drejtat civile që nga ratifikimi i tij në vitin 1868, raporton Zëri i Amerikës.