Përfundoi edicioni i katërt “Ballkan Fest” çmimi i parë për SHKA “Olcinium” – Ulqin, Mali Zi

Përfundoi edicioni i katërt i Festivalit “Balkan Fest” 2024, një ngjarje me përmasa garuese, u paraqitën artistë të shumtë me valle dhe këngë, që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Ballkanit. Performancat e tyre magjepsëse, të pasura me veshje tradicionale, valle ritmike dhe këngë popullore, krijuan një atmosferë të paharrueshme për publikun kumanovar, si dhe për shikuesit që e ndoqën festivalin përmes ekranit televiziv dhe rrjeteve sociale, njofton Portalb.mk.

Ky festival solli para artëdashësve këngë e valle shqipe nga të gjitha trojet shqiptare, ansamble e shoqëri të ndryshme nga brenda e jashtë vendit për të argëtuar publikun kumanovar dhe më gjerë

Mbrëmë në natën finale u kurorëzua me ndarjen e çmimeve nga juria profesionale, e cila përbëhej nga personalitete të shquara të fushës së artit.

Çmimi i parë i’u nda SHKA “Olcinium”- Ulqin, Mali Zi,

Çmimi i Dytë shkoi për AKV “Ibe Palikuqi” – Shkup, RMV,

Çmimi i Tretë iu nda QK “Myzeqeja” – Fier, Shqipëri.

Orkestra më e mirë e festivalit iu nda SHKA “Gjilani” – Gjilan, Kosovë,

Koreografia më e mirë  QK “Anamorava” – Viti, Kosovë, Paraqitja skenike më e mirë SHKA “İnegol Rumeli Arnavut” İnegöl, Turqi

Valltarët më të mirë: QK “Kaçaniku”-Kaçanik, Kosovë.

Valltari më i mirë, Tefik Dushlaku – AKV “Ibe Palikuqi” Shkup, RMV,

Valltarja më e mirë, Riga Saiti – SHKA “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë.

Paraqitja artistike më e mirë, Yusuf Hasanllar – SHKA “İnegol Rumeli Arnaut” İnegöl, Turqi.

Instrumentalisti më i mirë, Mustafë Bajrami- AKV “Gjilani” Gjilan, Kosovë

Këngëtarja më e mirë, Gjylie Pelingu Hoxha – SHKA “Olcinium” Ulqin, Mali Zi.

Këngëtarët më të mirë: Selajdin Miftari – AKV “Ibe Palikuqi” Shkup, RMV, Naim Aliu – SHKA “Presheva” Preshevë.

Çmimi i Publikut si këngëtari më i mirë, Erion Aliti – SHKA “Jeta e Re” Sllupçan, RMV

Me këto çmime, u vlerësua kontributi i artistëve në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, duke i dhuruar publikut një eksperiencë të paharrueshme artistike dhe kulturore.

Ky festival është ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për ruajtjen dhe promovimin mbarëkombëtar të trashëgimisë jo materiale. Qëllimi i këtij festivali është të përcjellë vlerat më të bukura e të larmishme të trashëgimisë shpirtërore, etnomuzikore, etnografike, si dhe prezantim me kostumet e mrekullueshme popullore nga të gjitha zonat e trevat e ballkanik.

Foto nga Festivali "Ballkan Fest" nga faqja zyrtare e Ansamblit
Foto nga Festivali “Ballkan Fest” nga faqja zyrtare e Ansamblit
Foto nga Festivali "Ballkan Fest" nga faqja zyrtare e Ansamblit
Foto nga Festivali “Ballkan Fest” nga faqja zyrtare e Ansamblit