Për shkak të mjegullës janë anuluar dhe riorientuar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë anuluar disa fluturime për shkak të mjegullës që e kaploi luginën e Shkupit gjatë natës së kaluar, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave më të reja në ueb-faqen e Aeroportit të Shkupit janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Dortmundi dhe Eindhoveni.

Siç është publikuar në ueb-faqe, është anuluar edhe fluturimi drejt Fridrihshafen dhe drejt Stambollit. Mbrëmë ka qenë i anuluar fluturimit nga Stambolli, ndërsa fluturimi nga Cryrihu është riorientuar.

Dje pasdite, madje, pas orës 16 nuk ka fluturuar aeroplani i “Sun Express” nga Antalia, si dhe aeroplanët e “Wizzair”-it nga Memingen dhe Baden Baden.

Aeroplani i “Lot”-it nga Varshava gjithashtu nuk ka arritur të aterojë në Aeroportin e Shkupit dhe është kthyer në Poloni.

Udhëtarëve u rekomandohet t’i ndjekin kanalet zyrtare të Aeroportit të Shkupit dhe të jenë në kontakt me kompanitë ajrore për informatat më të reja për fluturimet.