Për një muaj, mbi 21 mijë dënime në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë filloi fushata kundër tejkalimit të shpejtësisë
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muaji maj janë regjistruar 21 178 kundërvajtje në komunikacion. Në listën e dënimeve përfshihen mijëra dënime për parkim të gabuar, tejkalim të shpejtësisë dhe ngasje pa dokumente të vlefshme, transmeton Portalb.mk.
“Kështu, për shkak të parkimit të paligjshëm u lëshuan 5,480 urdhërpagesa, për lëvizje me shpejtësi më të madhe se e përshkruara 5,458, ndërsa për drejtim mjeti pa patentë shoferi 2,114”, raportoi Policia, duke përfshirë edhe dënimet për 527 këmbësorë dhe 775 përdorim të celularit gjatë vozitjes.
Në listën e dënimet përfshihen edhe trotinetët elektrike, biçikletat, 567 dënime për përdorim të alkoolit, 744 mosmbajtja e helmetës. Për kalim të semaforit gjatë ngjyrës së kuqe, u dënuan 113 ngasës.
“Bazuar në Ligjin për automjetet muajin e kaluar u shqiptuan 153 masa për automjete me parregullsi teknike dhe 500 kundërvajtje të tjera për automjete që morën pjesë në komunikacion pa regjistrim të vlefshëm”, raportoi Enti.
Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka filluar fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun nga tejkalimi i shpejtësisë. Moto e fushatës është “Ku po nxiton? Mos nxito për të arritur”.