Për 7 orë aplikacioni i rival i Twitter ndërtuar nga Meta arriti 10 milionë regjistrime
Rivali më i ri i Twitter, Threads, ndërtuar nga Meta doli live ditën e sotme dhe pas 7 orësh arriti 10 milionë regjistrime sipas CEO-s të Facebook, raporton PCW. Aplikacioni tashmë është i disponueshëm globalisht me përjashtim të Evropës ndërsa numri i lartë i regjistrimeve tregon sesa me lehtësi një gjigant si Meta mund të rritet krahasuar me aplikacione të tjera të cilat kanë provuar të konkurrojnë me Twitter si Bluesky.
Me Threads, Meta do të konkurrojë me Twitter dhe alternativat si Mastodon. Aplikacioni është nën mbikëqyrjen e ekipit të Instagram dhe CEO-s së saj Adam Mosseri i cili synon ta bëjë aplikacionin të përshtatshëm me ActivityPub.
Është protokolli burimor që fuqizon Mastodon dhe shërbimet e tjera të decentralizuara që njihen edhe si Fediverse.
Threads është i lidhur ngushtë me Instagramin dhe ndërtuar mbi të njëjtën platformë çka i jep Meta një mënyrë efektive për ta reklamuar. Çdo përdorues që ka porositur aplikacionin në iOS mori një njoftim se Threads është live.
Normalisht duke qenë në hapat e parë, aplikacioni nuk vjen pa problemet e tij. Ankesa më e madhe është mungesa e një kohështrirje kronologjike me përdoruesit të cilët kanë ngecur me vetëm atë çfarë algoritmi vendosu tu sugjerojë.
Një ankesë tjetër e përdoruesve është mungesa e një klienti në ueb. Verifikimi mbetet problematikë tjetër ndërsa ndërfaqja shihet si më pak intuitave sesa Twitter.