Për 10 përqind është rritur numri i lindjeve në Spitalin e Tetovës

Në repartin e Gjinekologjisë së Spitalit Klinik të Tetovës, gjatë këtij viti kanë lindur gjithsej 510 fëmijë, bën të ditur shefja e Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës, gjinekologia Merale Rexhepi, raporton TV21.

“Nga 510 lindje – 256 ishin meshkuj dhe 254 ishin femra. Në krahasim me vitin 2024 sivjet jemi në rritje për 10% për gjashtëmujorin e parë. Bëhet çdo mënyrë e lindjes. Në repartin tonë mbisundojnë lindjet spontane, për të cilën ne edhe mundohemi edhe vetë, pasi lindjet spontane janë lindje të preferuara si nga ana e  nënave, si nga ana personeli mjekësor, pasi që shkojnë me më pak komplikime, është më natyrale, prezenca e pacientëve në spital është më e shkurtër”, Rexhepi, duke vlerësuar se përmirësimi i kushteve ka

Rexhepi theksoi se ky numër është për 10 përqind më i lartë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, duke vlerësuar se përmirësimi i kushteve spitalore është një nga faktorët.