Pejovska-Dojçinovska nga KShPK: Kemi dëshmi se e kemi dorëzuar dhe Këshilli Gjyqësor e ka pranuar ankesën për Merkon

Pasi Këshilli Gjyqësor e ka thirrur sot Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) të dorëzojë prova se ankesa për rastin e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko është pranuar vërtet nga ky organ në vitin 2018, Komisioni Kundër Korrupsionit pretendon se kanë dëshmi se ankesa është dërguar dhe pranuar në Këshillin Gjyqësor. Kështu ka thënë Sofka Pejovska-Dojçinovska nga KShPK mbrëmë në emisionin “24 analiza” në Tv 24, transmeton Portalb.mk.

“Nuk di si ta komentoj reagimin e Këshillit Gjyqësor, sidomos të sotmin. A është kjo një mënyrë për të hedhur vetëm topin – ‘nuk jemi ne më të fajshmit’. Pse nuk i kemi pyetur pasi kemi dorëzuar ankesën nëse kanë kryer punën e tyre. Ne kemi prova, kemi shkresë nga posta që e kemi dërguar ankesë dhe në konferencën për media që e kemi pasur për Merkon e kemi treguar letrën me nënshkrimin e Këshillit Gjyqësor se është pranuar”, thotë Pejovska-Dojçinovska.

Ajo shtoi se antikorrupsionistët krijojnë përshtypjen se është më e lehtë për publikun dhe mediat që të thërrasin menjëherë KShPK-në, por siç thotë ajo, Policia Kundër Korrupsionit nuk është roje dhe polic për gjithçka.

“Ne jemi mbi të gjitha organ parandalues. Ajo që ne bëjmë për parandalimin janë pikërisht këto nisma. Ndonjëherë është mirë dhe të jep ndjesinë se qytetarët dhe gjithë opinioni kanë besim në këtë institucion dhe për këtë e thërrasin shpesh, por KShPK-ja nuk mund të përgjigjet për çdo gjë”, shtoi Pejovska-Dojçinovska. 

Deklarata e saj vjen pasi më herët gjatë ditës së djeshme Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë si të pabazuara dhe të paargumentuara pretendimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për mosveprimin, madje edhe fshehjen e një rasti në rastin e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, të cilat të premten në një konferencë për media me anëtarët e tjerë të Komisionit, i prezantoi e para e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Këshilli Gjyqësor nuk mohon se gjatë kontrollit në arkiv është konstatuar se një kërkesë e tillë nuk është depozituar fare në sistemin elektronik, por në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje Antikorrupsionit që të paraqesë dëshmi se ankesa është pranuar vërtet nga Këshilli Gjyqësor në vitin 2018. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se gjatë kontrollit në arkiv është konstatuar se një kërkesë e tillë nuk është paraqitur fare në sistemin elektronik dhe i kanë bërë thirrje Antikorrupsionit që të paraqesë dëshmi se kërkesa është pranuar vërtet në Këshillin Gjyqësor.

Ndryshe më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij.

 11 prill të vitit 2022 për shkeljet ligjore dhe prishje të demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli nongrata edhe Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja.

Paraprakisht, SHBA i ka shpallur nongrata, Menduh Thaçin, Lube Boshkoskin, Xhevat Ademin dhe të tjerë.

SHBA, ka paralajmëruar se Merko nuk është i fundit që është shpallur “nongrata”, por se do të ketë edhe të tjerë.