Pas shkarkimit të drejtorit organizativ Armend Fazliut, në këtë detyrë u emërua Blerim Osmani
Pasi ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin organizativ të Spitalit të Tetovës, Armend Fazliun, me arsyetimin se ai nuk ishte në vendin e tij të punës ditën kur ndodhi skandali i TikTokut në repartin gjinekologjik, në këtë detyrë u emërua Blerim Osmani, transmeton Portalb.mk.
Osmani, njëjtë si paraardhësi i tij është kuadro i BDI-së. I njëjti zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte bartës liste i këshilltarëve të BDI-së për Komunën e Tetovës, ndërsa aktualisht është edhe sekretar i degës së BDI-së në Tetovë.
Kujtojmë që muajin e kaluar u ndryshua edhe drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës, në këtë detyrë erdhi Pëllumb Vela, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, në vend të Amir Elezit, kuadër i Alternativës. Ky ndryshim erdhi pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, me çka e njëjta tani udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, në krye me ministrin Fatmir Mexhiti.