Pas disa raportimeve të Portalb më në fund u pastrua sheshi “Skënderbeu”
Pas raportimit të Portalb.mk u pastruan mbeturinat e hedhura në Sheshin “Skenderbeu”. Ky aksion pastrimi u realizua disa ditësh pas publikimi të gjendjes në terren ku dukeshin mbeturinat në çdo cep.
Edhe pse nuk dhanë përgjigje në instistimet e redaksisë tonë, Komuna e Çairit zhvilloi aksion për mirëmbajtjen e pastërtisë në disa lagje dhe rrugë të Çairit. Portalb.mk kontrolloi edhe pjesën e sheshit duke parë se është pastruar.

Më 16 shkurt, Portalb raportoi se pavarësisht se Ndërmarrja Publike Komunale ‘Higjiena Komunale’ thotë se pastrimi i mbeturinave te Sheshi ‘Skënderbeu’ bëhet rregullisht dhe shportat zbrazen çdo ditë, realiteti në terren tregon të kundërtën, mbeturinat nuk ishin pastruar ende.
Më 14 shkurt, Portalb raportoi se sheshi “Skënderbeu” në Shkup nuk ngjante më një sheshi të mirëmbajtur. Mbeturinat ishin hedhur në tokë dhe në qoshe nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Portalb.mk vërejti se ka mungesë të shportave.
Kujtojmë se nga 17 nëntori 2025, në Shkup hyri në fuqi vendimi që ndalon hedhjen e mbeturinave nga ora 22:00 deri në 06:00, për të rregulluar menaxhimin e mbeturinave dhe për të parandaluar keqpërdorimin e kontejnerëve. Vendimi erdhi pas përkeqësimit të kushteve higjienike në qytet para zgjedhjeve lokale, kur Shkupi u stërmbush me mbeturina përderisa kryetare ishte Danella Arsovska.
- LEXO: Realiteti në terren demanton ‘Higjienën Komunale’: Sheshi ‘Skënderbeu’ i ngulfatur në mbeturina, nuk janë pastruar
- LEXO: Sheshi “Skënderbeu” i shëmtuar nga mbeturinat, mungojnë shportat
- LEXO: Kaosi me mbeturinat: Qeveria e urdhëroi MPB-në dhe inspektoratet për kontroll të jashtëzakonshëm në Qytetin e Shkupt dhe Higjienën Komunale