Parlamenti i Serbisë zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Gjuro Macut
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Serbisë kanë zgjedhur qeverinë e re të vendit të kryesuar nga kryeministri Gjuro Macut, raporton Anadollu.
Deputetët votuan në një votim publik, ku 153 nga 199 deputetë të pranishëm votuan për qeverinë e re të Serbisë, ndërkohë kundër ishin 46 dhe 51 deputetë munguan.
Në qeveri do të jenë nënkryetari i parë dhe ministri i Financave Sinisha Mali, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë Adrijana Mesaroviq.
Qeverinë e re serbe e votuan deputetët e koalicionit qeverisës nga lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS), Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS), Partia Socialdemokrate e Serbisë (SDP) dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM), ndërsa kundër votuan deputetët e partive opozitare që morën pjesë në seancë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi zgjedhjen e qeverisë, duke theksuar se qeveria e re duhet të garantojë “mbizotërimin e rendit juridik në Serbi, që njerëzit të jenë krenarë për vendin e tyre në çdo kuptim”.
Në seancën e parlamentit serb nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe Partia Demokratike.
Përbërja e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri Macut:
- Zv/kryeministër i parë dhe ministër i Financave – Sinisha Mali
- Zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq
- Zv/kryeministre dhe ministre e Ekonomisë – Adrijana Mesaroviq
- Ministër i Mbrojtjes – Bratislav Gashiq
- Ministër i Punëve të Brendshme – Marko Gjuriq
- Ministër i Integrimeve Evropiane – Nemanja Staroviq
- Ministër i Arsimit – Dejan Vuk Stankociq
- Ministër i Shëndetësisë – Zllatibor Lonçar
- Ministre e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale – Milica Gjurgjeviq Stamenkovski
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave – Dragan Gllamoçiq
- Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit – Sara Pavkov
- Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës – Aleksandar Sofronijeviq
- Ministre e Minierave dhe Energjetikës – Dubravka Gjedoviq
- Ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – Jagoda Lazareviq
- Ministër i Drejtësisë – Nenad Vujiq
- Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale – Snezhana Paunoviq
- Ministër i të Drejtave të Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social – Demo Berisha
- Ministre e Kujdesit Familjar dhe Demografisë – Jelena Zhariq Kovaçeviq
- Ministër i Sportit – Zoran Gajiq
- Ministër i Kulturës – Nikolla Selakoviq
- Ministër i Kujdesit Rural – Millan Krkobabiq
- Ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit – Bela Balint
- Ministër i Turizmit dhe Rinisë, Husein Memiq
- Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit – Boris Bratina
- Ministër i Investimeve Publike – Darko Gllishiq
- Ministër pa portofol – Novica Tonçev, Gjorgje Milliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura