Paraburgim 30 ditor për Aleksandar Nacevin, pronarin e agjencisë që ofronte siguri në diskotekën “Pulse”

Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Koçan, gjykata e Koçanit i caktoi Aleksandar Nacev, pronarit të agjencisë “Rubicon Security” e cila e siguronte objektin në të cilin ndodhej kabareja e ashtuquajtur “Pulse” në Koçani, transmeton Portalb.mk.

PTHP Koçani e zgjeroi hetimin për zjarrin në “Pulse” duke e përfshirë edhe Aleksandar Nacev, i cili, ashtu si të dyshuarit e tjerë në procedurë, dyshohet për veprën penale krime të rënda kundër sigurisë publike.

Sipas provave, siç u tha nga Prokuroria, ai e ka menaxhuar sipërmarrjen afariste dhe të gjithë funksionimin e agjencisë, së bashku me menaxherin e dyshuar paraprakisht dhe personin e autorizuar të degës në Koçan. Pa lidhur marrëveshje me përdoruesin e shërbimit, përkatësisht kabarenë e ashtuquajtur “Pulse” në Koçani, ata kanë siguruar siguri për pronën dhe personat për klubin gjatë vitit 2025.

Nacev u arrestua dje në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.