Padi për policin e Maqedonisë së Veriut për marrje ryshfeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë nën dyshimet për marrje ryshfeti. Policia ka pezulluar të dyshuarin deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj D.M., punonjës i policisë në Repartin policor për siguri në komunikacionin rrugor Probishtip, SPB Shtip”, njoftoi Policia.

Raportohet që i dyshuari më 19 shkurt gjatë kontrollit në komunikacion ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një shtetas i Kosovës vetëm mos t’i shënon dënim.