Padi për falsifikim, e dyshuara ka marrë 8.2 milionë denarë nga ndërmarrja komunale
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçares M.A. dhe 52 vjeçarit J.A. nën dyshimet se kanë dëmtuar buxhetin komunal me 8.2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.
Përmes veprave penale “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit ose asgjësimit të librave të protokollit”, e dyshuara ka përvetësuar 8 276 434 denarë në periudhën 09.11.2020-11.11.2024.
“Paratë që i ka pranuar në dorë nga inkasatorët-operatorët nga qendrat e arkëtimit të ndërmarrjes publike, në vend që t’i evidentojë dhe t’i vërë të gjitha në dokumentacionin e kontabilitetit dhe t’i pagojë në llogarinë e transaksionit në bankën e ndërmarrjes publike, e njëjta në mënyrë të kundërligjshme një pjesë të parave i ka përvetësuar dhe i ka mbajtur për vete, ndërsa në sistemin kompjuterik ka përgatitur dokumente duke i korrigjuar dhe ndërruar- dyfishuar numrat rendorë dhe dokumentet e këtilla”, sqaroi Policia.
Këto falsifikime i kishte realizuar në 410 raste.
E dyshuara e dytë, akuzohet për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”, pasi si udhëheqëse e njësisë së kontabiliteti, pasi nuk e ka mbikëqyrën më mënyrë të duhur punën e të dyshuarës ë parë.