Padi penale ndaj drejtoreshës së shkollës në Demir Hisar për fshehjen e vulave

Policia në Demir Hisar ka ngritur kallëzim penal kundër drejtoreshës së Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov”, Maja Llozanovska, për dyshimin e fshehjes së vulave zyrtare. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, kallëzimi në Prokurorinë Publike në Manastir lidhet me veprën penale të sekuestrimit ose shkatërrimit të një vule ose dokumenti zyrtar, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratë thuhet e paditura ka fshehur në mënyrë të paligjshme vulat zyrtare, pronë e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov” nga Demir Hisari, midis 06.08.2025 dhe 13.08.2025, duke e penguar kështu drejtoreshën e sapoemëruar J.D. (43), të emëruar nga komuna e Demir Hisarit, t’i përdorë ato.

Disa ditë më parë, një ditë para se të shpalleshin zgjedhjet lokale, inspektorët e policisë nga Ministria e Brendshme kontrolluan shtëpinë, ambientet e zyrës dhe makinën e drejtoreshës Lozanovska, e cila në atë kohë ishte në pushim mjekësor, në përpjekje për të gjetur vulën e shkollës sepse autoritetet lokale donin ta shkarkonin nga detyra.