Padi penale kundër ish-kryetarit të komunës në RMV, kishte lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se është ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Shën Nikollës S.V. (55) për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, transmeton Portalb.mk.
Në vitin 2021, në cilësinë e kryetarit të komunës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Rregulloren, ai lëshoi leje ndërtimi që nuk ishte regjistruar në sistemin elektronik të Sektorit për urbanizëm, mbrojtje të mjedisit, punë komunale dhe tjetërsim të tokës ndërtimore në Komunën e Shën Nikollës.
“Një leje e tillë, e cila është juridikisht e pavlefshme, është përdorur nga një kontraktor nga Shkupi, i cili ndërtoi një ndërtesë me vlerë 15.4 milionë denarë, për të cilën shumë, veprimi i lartpërmendur i shkaktoi dëme klientit”, thotë MPB.
Në mënyrë shtesë, siç theksojnë ata, ndërtesa e lartpërmendur nuk është e regjistruar në Agjencinë Kadastrale të Pasurive të Paluajtshme të Shëm Nikollës, sepse është ndërtesë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme.