Padi ndaj tre policëve të RMV-së nën dyshimet se nuk kanë proceduar dënimet në komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre policëve të Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se pandërgjegjshëm kanë kryer punën e tyre, duke shkaktuar edhe dëme në buxhetin e shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër B.F., Gj.I. dhe S.P. për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v paragrafi 1 të Kodit Penal. B.F., Gj.I. dhe S.P., të gjithë nga Njësia për Kundërvajtje pranë SPB Shkup, kanë vepruar pandërgjegjshëm gjatë kryerjes së autorizimeve dhe detyrave të tyre”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata nuk kishin procedurat në kohë 173 lëndë për kundërvajtje në komunikacion, ashtu që Policia vlerësoi se dëmi i shkaktuar sillet prej 865 mijë e deri 1.9 milionë denarë.

“Ata në periudhën nga data 01.01.2022 deri me datën 31.12.2023 kanë pranuar procesverbale për kundërvajtje të konstatuara rrugore dhe urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera nga qytetarët në territorin e qytetit të Shkupit dhe për të njëjtat nuk kanë vepruar në afatin e paraparë ligjor prej dy vjet, në përputhje me nenin 41 të Ligjit për Kundërvajtje”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.