Padi ndaj policit të RMV-së nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një person gjatë punës zyrtare

Një punonjës i policisë është paditur për keqpërdorim të pozitës zyrtare, nën dyshimet se ka kryer akt seksual. Ai do të largohet nga vendi I punës, deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër K.S. – nëpunës policor në Stacionin Policor Bit Pazar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kryerje të aktit seksual me keqpërdorim të pozitës” nga neni 189 paragrafi 1 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Kallëzimi penal është paraqitur në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Më datën 31.07.2024 rreth orës 22:30 në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup, i denoncuari ka kryer kontroll në trafik dhe ka keqpërdorur pozitën e tij në atë mënyrë që pasi ka ndaluar automjetin me sinjalizimin e tij e ka hapur derën e automjetit dhe e ka prekur viktimën në trup”, sqaroi Policia.