Opera “Kavalerija Rustikana”do të jepet nesër në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup

Nesër më (31 janar), duke filluar nga ora 20:00 në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup do të shfaqet “Kavalerija Rustikana” e cila është një nga veprat më të suksesshme të kompozitorit italian Pjetro Maskanji, suksesin e të cilit ai nuk arriti ta përsëriste në operat e tjera që krijoi pas saj, transmeton Portalb.mk.

Historia tragjike e trekëndëshit të dashurisë, për traditën që qëndron mes pasionit dhe dashurisë, urrejtjes dhe hakmarrjes, e përshkruar në operën “Kavalerija Rustikana”.

Opera është nën dirigjentin e Ivan Eminoviqit, me regji të Xhandomeniko Vakari nga Italia, me skenografin e Zoran Nikolovskit, kostumografe Elena Donçeva, mjeshtër-koncerti Verica Lambevska dhe mjeshre të korit: Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.

Foto nga perla operistike "Kavalerija Rustikana". Foto: OBN
Foto nga perla operistike “Kavalerija Rustikana”. Foto: OBN

Në këtë vepër interpretojnë: Vesna Ginovska Ilkova në rolin e Santuca, Zoran Sotirov në rolin e Turidu, Riste Velkov në rolin e Alfios, Marija Naumovska në rolin e Lolës, Marika Popoviç në rolin e Nënës Luçia të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Kavalerija Rustikana” është perlë operistike e zhytur në pasion dhe me motivin kryesor lëvizës hakmarrës dhe një nga titujt e operas më të dashur dhe më të interpretuar deri më sot në skenat e operës botërore.