Ofertë “sheikësh” për Mbappe nga Arabia

Një ofertë rekord i është bërë Paris Saint Germain për Kylian Mbappe nga Arabia Saudite. 300 milion Euro është gati të paguajë Al Hilal për të marrë sulmuesin 24-vjeçar, të cilit i ka mbetur edhe një sezon kontratë me ekipin francez, raporton Klan.

Një shumë që kalon atë të paguar 6 vite më parë nga Paris te Monaco për të marrë Mbappe. Asokohe u shpenzuan 180 milion Euro dhe më pas u paguan 222 milion për Neymar për ta marrë nga Barcelona, që është rekordi aktual për transferimin e një futbollisti.

Nga ana tjetër përflitet se është gati t’i ofrohet edhe 700 milion Euro pagë Kylian Mbappe, një tjetër shifër rekord. Duke parë situatën që Mbappe është jashtë grupit të lojtarëve që udhëtuan për turneun miqësore në Japoni është një mundësi e artë për klubin.

Synimi i vetë futbollistit ka qenë që të luajë për Real Madrid në të ardhmen. Paris dhe Mbappe duhet të gjejnë dakordësinë se cila është zgjidhja ideale që kënaq të dy palët.