Nxënësit e Maqedonisë së Veriut sivjet do të fillojnë të marrin edhe dëftesa në formë digjitale

Ministria për Arsim dhe Shkencë njoftoi se në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë ka filluar procesin e digjitalizimit të diplomave, ashtu që në këtë vit shkollor nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e tretë do të marrin dëftesa edhe në formë digjitale, transmeton Portalb.mk.

“Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Telekomi ka shpërndarë deri te 368 shkollat fillore në RMV nënshkrime elektronike, duke mundësuar digjitalizimin e dëftesave. Dëftesat do të ruhen në arkivin e përhershëm elektronik, ndërsa në rast nevoje do të printohen nga shkollat.

“Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do të mundësojë qasje online në dokument në çdo kohë”, raportoi Ministria.

Ndryshe, Duke filluar nga ky vit, megjithëse kjo mund të ishte bërë që këtë vit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë nevojë për dëftesa të shtypura, por ato do të jenë në formë elektronike. Për regjistrimin në shkollën e mesme ose fakultet, sistemet janë të lidhura, kështu që ata do të mund të tërheqin certifikatat për një nxënës specifik dhe të kenë informacion mbi suksesin e tij ose të saj, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Vesma Janevska në korrik të vitit 2025-të shpresoi që të paktën 80-90 përqind e dëftesave të jenë vetëm në formë digjitale.

Ajo shpresoi që duke filluar nga ky vit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë nevojë për dëftesa të shtypura, por ato do të jenë në formë elektronike.