Nuk ka asnjë tregues se monumenti në Portugali është shkatërruar nga emigrantët pakistanezë

Monumenti është klasifikuar si monument kombëtar i Portugalisë dhe natën e së martës, 30 korrik 2024, u shkatërrua. Sipas asaj që shkruajnë verifikuesit e fakteve nga Portugalia, për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për vandalizëm apo aksident. Nuk ka asnjë të dyshuar. Sipas informacioneve të policisë të marra nga kontrolluesit e fakteve Poligrafo, nuk ka të dhëna se krimi ka të bëjë me emigrantë dhe ende nuk janë përcaktuar arsyet, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një foto e një monumenti të shkatërruar me një kryq të krishterë dhe ku thuhet:

Kryqi Sao Lazaro në Portugali, i ndërtuar në vitin 1386, u shkatërrua nga emigrantët pakistanezë të martën. Mediat kryesore heshtin, po të ishte anasjelltas, do të na kishin plasur kokën. #Publikojmedireksion

Siç shkruajnë disa shërbime të kontrollit të fakteve në Portugali, nuk ka asnjë të dhënë, domethënë prova, as policia në Portugali nuk dyshoi apo deklaroi se pas vandalizmit të monumentit qëndronin emigrantë pakistanezë. Shërbimi i verifikimit të fakteve nga Portugalia “Poligrafo” shkruan se nuk dihen autorët e monumentit të vandalizuar të kishës së Shën Llazarit në qytetin portugez të Guimarães dhe për rrjedhojë, nuk ka asnjë të dyshuar dhe as nuk janë përmendur nga policia apo nga Ministria e Kulturës së Portugalisë – emigrantë pakistanezë, siç pretendohet rrejshëm në postimin që po shqyrtojmë. Monumenti është klasifikuar si monument kombëtar i Portugalisë dhe natën e së martës, 30 korrik 2024, u shkatërrua.
Sipas asaj që shkruajnë verifikuesit e fakteve nga Portugalia, për momentin nuk dihet nëse bëhet fjalë për vandalizëm apo aksident. Nuk ka asnjë të dyshuar.

Sipas një njoftimi të postuar në Facebook nga këshilli i famullisë së Creixomil, “policia bashkiake ka qenë në vendngjarje dhe po izolon monumentin”.

Trashëgimia kulturore e Guimaraes në famullinë e Creixomil është varfëruar. Këtë të martë, në orën 22:00, Monumenti i Trashëgimisë Kombëtare – Padrão de S. Lázaro, i vendosur në Rua D. João I, ishte objektivi i një aksidenti ose vandalizmi të mundshëm, thuhet në një postimi të datës 31 korrik 2024.

Që atëherë, asnjë detaj tjetër nuk është dhënë nga Këshilli i Famullisë. Më pas, Ministria e Kulturës e Portugalisë bëri me dije se “duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, Instituti i Trashëgimisë Kulturore/Instituti Publik operacionalizoi udhëtimin e një ekipi teknik në Guimarães, për të vlerësuar, jo vetëm dëmin material të shkaktuar në përmbysjen dhe thyerjen e monumentit, por edhe të shqyrtohen kushtet për restaurimin e tij dhe të shqyrtohen strategjitë e ardhshme për të parandaluar ngjarje të tilla”.

Kontrolluesit e fakteve “Poligrafo” kanë kontaktuar me policinë, nga ku kanë marrë informacion se “nuk ka të dhëna se krimi ka të bëjë me emigrantë dhe ende nuk janë përcaktuar arsyet”.

Nuk kemi asnjë informacion për lidhje të personave të kombësisë së huaj apo të ndonjë feje, theksuan autoritetet nga policia portugeze, duke shtuar se ende nuk dihen arsyet dhe as nuk dihet nëse bëhet fjalë për krim apo për shkak natyror që shkaktoi shembjen e monumentit.

Rasti mbetet nën hetim.

Ndryshe, nga një shërbimi tjetër i verifikimit të fakteve, “Observador”, theksojnë se ka pasur edhe dezinformata se monumenti është thyer gjoja nga indianët, por edhe kjo është verifikuar si lajm i rremë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk ka asnjë provë apo tregues se monumenti në Portugali është shkatërruar nga emigrantët pakistanezë.