Mickoski nuk bëri grusht shteti, por fitoi zgjedhjet demokratike
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare fitoi Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 436.407 vota, duke fituar 58 mandate në gjashtë njësi zgjedhore, transmeton Vërtetmatësi.
Jemi duke analizuar një postim në Thread ku thuhet se para katër muajsh VMRO-DPMNE në krye me Hristijan Mickoski ka kryer grusht shteti në Maqedoni.
U bë grusht shteti në Maqedoni para 4 muajsh nga Micko dhe kompania… Prisnin që qeveria të ndryshonte dhe të bënin çfarë të donin në familjen tuaj të krimit të quajtur Ryshfeti, do të fillojmë ttë ikin edhe anëtarë dhe të tjerët kur do të nxjerren pushkët. Zoti të ju fal, nga kjo mesiguri do të vdisni thuhet në postim.
Nuk është e vërtetë se para katër muajsh në Maqedoni ka ndodhur një grusht shteti. Grusht shteti, që sipas përkufizimit, është një kapje e dhunshme e pushtetit në një vend nga një fraksion politik, grup rebel, ushtarak ose diktator, i kryer duke shkelur kushtetutën dhe normat juridike në fuqi në shtet dhe arrestimi ose likuidimi i drejtuesve të mëparshëm.
Nuk kishte një gjë të tillë në vendin tonë. Para katër muajsh në vend u mbajtën zgjedhje demokratike dhe ato ishin të dyfishta, për zgjedhjen e qeverisë së re dhe të presidentit të vendit, në të cilat VMRO-DPMNE dhe kandidatja e saj Gordana Siljanovska-Davkova fituan bindshëm.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare fitoi Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 436.407 vota, duke fituar 58 mandate në gjashtë njësi zgjedhore.
Në zgjedhjet presidenciale, nga ana tjetër, kandidati i VMRO-DPMNE-së fitoi para kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski me dy herë më shumë vota – 561.000 kundrejt 251.899 votave.
Misioni monitorues i OSBE/ODIHR-it fillimisht vlerësoi se procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ishte konkurrues dhe se liritë themelore u respektuan.
Sipas dispozitave kushtetuese, më 6 qershor 2024, kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova ia ndau mandatin për formimin e Qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si fitues të zgjedhjeve parlamentare.
Më 23 qershor Kuvendi me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër” zgjodhi Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.
Sipas kësaj, në asnjë rast nuk mund të pretendohet se në vend ka pasur grusht shteti nga Mickoski, siç thuhet në njoftim. VMRO-DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickoski fitoi zgjedhjet demokratike dhe formoi qeverinë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pasaktë.